Raportuesi për Serbinë në PE: Dialogu me Kosovën është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur problemet

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, ka përmendur disa pika ku Serbia duhet të fokusohet për të fituar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku ndër to përmendi edhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Pika tjetër është të vazhdohet bashkëpunimi dhe angazhimi për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është e vetja mënyrë për të zgjidhur të gjitha problemet tjera mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe për të përmirësuar njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Bilçik në konferencë për media, transmeton Klankosova.

Ai po ashtu tha se Serbia duhet të shkojë në linjë me BE-në, sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Kategoritë
LajmeRajoni