Rashica titullar për Besiktasin në ndeshjen ndaj Ajaxit, Muçi në stol

Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit të javës së parë në Europa League.

Një ndeshje interesante është ajo e cila zhvillohet në stadiumin ”Johan Cruijff Arena” në Amsterdam, ku Ajaxi do të jetë nikoqire e Besiktasit.

Tashmë janë publikuar edhe 11-shet startuese të kësaj ndeshje, e cila fillon nga ora 21:00.

Për Besiktashin nga minuta e parë do të luaj futbollisti kosovar, Milot Rashica, ndërsa futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është në bankën rezervë.

Kategoritë
Sport