“Rast i ndjeshëm, duhet të jemi të rezervuar”, prokuroria do të kërkojë paraburgim për 30 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e nënës

Sot është mbajtur seanca e paraburgimit për rastin e rëndë që ndodhi dje në Pejë në lagjen “Kapeshnicë” të Pejës ku dyshohet se djali ka vrarë nënën e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Gazetën Express se në këtë seancë prokurorja e rastit ka dhënë arsyet pse duhet që i dyshuari të qëndrojë në paraburgim.

“Sot është mbajtur seanca e paraburgimit. Prokuroja e rastit i ka elaboruar arsyet pse i dyshuari duhet të qëndrojë në paraburgim”.

Ai tha se të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Nikçi tha se meqë është rast shumë i rëndë dhe i ndjeshëm nuk mundet të jepen më shumë detaje.

“Kemi të bëjmë me një rast që i dëmton edhe familjarët e tjerë, duhet të jemi më të rezervuar”, tha ai.

Kategoritë
LajmeVendi