Rasti i 400 kilogramëve kokainë, kapen edhe 2 persona të dyshuar shtetas të Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka njoftuar për vazhdim të hetimeve për rastin që ka të bëjë me sekuestrimin e 400 kilogramëve të substancave narkotike të llojit kokainë dhe sot më 23 shtator 2022, kanë realizuar bastisje në dy lokacione, sipas urdhrit të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i bastisjeve, përveç sigurimit të provave materiale, ka arrestuar dhe ndaluar dy (2) persona me inicialet H.SH dhe N.M, shtetas të Republikës së Kosovës.Të dy personat janë arrestuar nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale, si në vijim: pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe për veprat penale të kryera në bashkëkryerje, pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare dhe frikësimi gjatë procedurës penale.

Kategoritë
LajmeVendi