“Ratifikimi për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO mund të bëhet në faza të ndryshme”

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson tha se vendi i tij është “i përgatitur për atë se çfarë duhet bërë nëse kjo do të ndodhte”

Ratifikimi për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO mund të bëhet në faza të ndryshme, tha sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson, transmeton Anadolu.

“Nuk përjashtohet mundësia që ratifikimi për Suedinë dhe Finlandën të bëhet në faza të ndryshme”, tha Kristersson në një konferencë për media lidhur me aplikimin e vendit të tij për anëtarësim në NATO, raporton e përditshmja “Aftonbladet”.

Kristersson tha se ai dhe Oscar Stenstrom, kryenegociatori i Suedisë për bisedimet e pranimit në NATO, “kanë kuptuar javët e fundit se probabiliteti që pranimi të ndodhte në faza të ndryshme është rritur”.

Ai tha se Suedia është “e përgatitur për atë se çfarë duhet bërë nëse kjo do të ndodhte”.

Kategoritë
BotaLajme