Reagim nga KEDS ndaj lajmit të rremë: Nuk ka reduktime për askënd

KEDS ka reaguar pas raportimeve se nga data 10 janar do të fillojnë reduktimet e energjisë elektrike.

Përmes një njoftimi për media, KEDS ka mohuar se do të nisin reduktimet ashtu siç është raportuar, pasi që disa portale kanë njoftuar se disa vende do të mbesin deri në 7 orë pa energji elektrike.

KEDS ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka njoftuar për fillimin e reduktimeve dhe as nuk i kanë filluar ato.

Disa media kosovare kanë keq informuar gjatë vikendit që gjoja reduktimet e energjisë elektrike fillojnë nga sot. “Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë”, ishte titulli i botuar në portale të ndryshme.KEDS nuk kishte njoftuar që do të fillojnë reduktimet dhe as që kanë filluar ato. Punimet e planifikuara nuk guxojnë në asnjë rrethanë të interpretohen si reduktime. Sepse, në punime të planifikuara zakonisht përfshihet një numër shumë i vogël i konsumatorëve, ndërsa pjesa tjetër nuk ka kurrfarë ndërprerje. Pra, sot nga mbi 650 mijë konsumatorë, janë duke u furnizuar pa asnjë ndërprerje 99,99 për qind e tyre, ose vetëm 118 nga ta kanë ndërprerje të planifikuar për shkak të punimeve të domosdoshme, pasi dihet që nuk mund të intervenohet nën tension, e në asnjë rrethanë reduktime.

Në këto rrethana, lajmet e rreme, përpos që krijojnë frikë e konfuzion te qytetarët e vendit, ato e dëmtojnë edhe reputacionin e kompanisë.

Kategoritë
LajmeVendi