Reagimi epik i Jose Mourinho-s kur Onana bëri dy superpritje mbrëmë

Skuadra e Fenerbahces dhe ajo e Manchester Unitedit mbrëmë luajtën baraz 1:1, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa League.

Në pjesën e parë, skuadra vendëse pati disa raste të mira shënimi – por portieri Andre Onana u tregua fantastik.

Onana bëri dy pritje fantastike brenda pak minutave, kurse këtë s’mund ta besonte as trajneri portugez, Jose Mourinho.
Reagimi i teknikut portugez ishte epik, pasi s’e besonte dot që portieri i “djajve të kuq” mund t’i bënte ato intervenime.

Kujtojmë se në këtë ndeshje, Mourinho u ndëshkua me karton të kuq për shkak të protestave ndaj gjyqtarit kryesor.

https://x.com/lautarismo2990/status/1849536418151838003

Kategoritë
Sport