Reagimi i parë nga VV, nuk kundërshtohet kërkesa amerikane për t’i nisur diskutimet për Asociacionin

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, tha sot se Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të jetë “shtet brenda shtetit”, por diskutimet për të duhet të nisin. Kjo i ka pëlqyer deputetit Dimal Basha.

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar për gjashtë muaj, politika e jashtme ka ndryshuar “për 360 shkallë”.

Këtë postim, deputeti e ka bërë pas një deklarimi të Escobarit, i cili tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Emisari amerikan zbuloi se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, iu ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti të nisen diskutimet për Asociacionin.

Megjithatë, Basha, i sigurt se Asociacioni nuk bëhet, ka ngushëllyer ata që, sipas tij, janë mërzitshëm që “s’po bahet Zajednica”.

“Zajednica” është fjalë serbe që në shqip i bie “bashkësi”.

Shkrimi i plotë i deputetit:

📌Amerikanët veq kërkojnë me i bind që diçka nuk bën, e kur e sheh që Zajednica që e kanë nënshkru ata hajgerexhitë e krijon një Bosnje të dytë, normal që as amerikanët nuk e dojnë një Kosovë jofunksionale!

🟢 Për 16 muaj ka ndryshu për 360 shkallë politika e jashtme:

✅ Amerikanët deklarohen kundër Zajednicës me kompetenca ekzekutive!

✅ Për herë të parë stikersa për automjetet me targa të Serbisë!

✅ Amerika dhe BE deklarohen që Kosova është në të drejtën e saj me ushtru reciprocitet!

✅ Nuk lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë!

✅ Nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

✅ Të githa raportet ndërkombëtare për vendin janë pozitiv në vlerësimin e qeverisjes se mirë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit!

🔴 Të vetmit të paknaqur me politikën e jashtme janë Vuqiçi, Lista Serbe dhe opozita. Ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!

Kategoritë
LajmeVendi