Reagon Berlini, Sarrazin e quan lajm të mirë ujdinë Kurti-Vuçiq

I dërguari gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Sarrazin përmes një cicërime në Tëitter ka falënderuar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, si dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin.

Sarrazin, arritjen e kësaj marrëveshje e ka vlerësuar si lajm të mirë.

“Faleminderit @MiroslavLajcak dhe Gabriel Escobar për mbështetjen dhe koordinimin. Lajme te mira”, shkroi Sarrazin.Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

Kategoritë
LajmeVendi