Reagon deputetja e VV-së që mezi e lexoi fjalimin: U dekoncentrova, s’ishte ditë e lehtë për mua

Deputetja e VV-së, Tinka Kurti që dje u bë virale gjatë fjalimit të saj, në të cilin përpos që kishte vështirësi në të lexuar, nuk kuptohej as çfarë donte të thoshte, ka reaguar për rastin.

Kurti, ka thënë se dje është dekoncentruar gjatë fjalimit, dhe se nuk ishte “ditë e lehtë për të”, shkruan lajmi.net.

Ajo madje ka kritikuar ata që po e shpërndajnë pjesën e saj ku ia huq totalisht fjalimit.

“Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i saj:

Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit. E pranoj si normale. Edhe ata që e shpëdndajnë me motive politike i kuptoj. Kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më.

Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!.

Kategoritë
LajmeVendi