Reagon deputetja Fjolla Ujkani, pas kritikave të shumta lidhur me akuzat ndaj profesorit Paci

Ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani, pas kritikave të shumta që mori pas akuzave ndaj profesorit Lulzim Paci.

Ujkani, ka thënë se qasja e saj nuk ka qenë bullizuese ndaj profesorit, derisa edhe i ka kërkuar falje publike. Reagimi i saj thotë se ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, dhe gjithsesi ruajtjen dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, në këtë rast Gjimnazit, por assesi lëndimin e dikujt tjetër.

Sqarimi i saj:

Sqarim për publikun në lidhje me reagimin tim ndaj profesorit Lulzim Paci

Së pari, dua të sqaroj që në karakterin tim, bullizmi nuk ka vend në asnjë formë dhe për asnjë çmim.

E kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë reaguar me qëllim të mirë, mirëpo janë një numër i konsiderueshëm i tyre, që e kanë shfrytëzuar reagimin tim për sulme politike e qëllimkqija ndaj meje.

Më vjen shumë keq nëse reagimi im e ka lënduar profesorin Paci, për çka edhe i kërkojë falje publike.

Reagimi im ka pasur për qëllim mbrojtjen dhe mirëqenien e nxënësve, dhe gjithsesi ruajtjen dhe mbrojtjen e kredibilitetit të shkollës, në këtë rast Gjimnazit, por assesi lëndimin e dikujt tjetër.

Unë, para se të jem deputete, kam qenë gjimnaziste e të njëjtës shkollë, pra kam reaguar si një ish gjimnaziste.

Prandaj, kërkoj nga të gjithë me mirëkuptim, që mos ta përdorin reagimin tim për sulme me qëllime politike kundër meje.

Kategoritë
LajmeVendi