Reagon këshilltarja e ministres së Drejtësisë: Gjykata mbrojti uzurpuesit

Nazlije Bala, këshilltare politike e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka reaguar ashpër pasi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmira Vrenezi, u shpall fajtore dhe u dënua me tri vjet burgim e 2 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas Balës, vendimi i gjykatës është “mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”.

“Deputetja dhe ish zyrtarja Jetmire Vrenezi u dënua me tri vite burg për shkak se ajo mbrojti pronën publike…aq ishin veprimet e saja. Dënime të tilla nuk kemi parë asnjëherë ndaj zyrtarëve të cilët për vite radhazi janë pasuruar kundërligjshëm dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Vendimi i sotëm është në fakt mbrojtje e uzurpatorëve dhe ndëshkim i atyre që mbrojtën interesin publik”, ka shkruar Balaj në “Facebook”.

Kategoritë
LajmeVendi