Reagon Qeveria pas protestës së PSD’së kundër shtrenjtimit të rrymës

Pas protestës së organizuar nga PSD’ja te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës, kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore

“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu.

Kategoritë
LajmeVendi