Reagon ShKK pasi u raportua se Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, reagon lidhur me shkrimin e titulluar: “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim” , të publikuar sot në disa media.

Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj  SHKK u  bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë  SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së

Kategoritë
LajmeVendi