Real Madrid raportohet se ka shprehur interesim për njërin prej lojtarëve të Manchester Cityt pas humbjes ndaj Barcelonës.
Mbrëmjen e së dielës, golat nga Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Alejandro Balde i siguruan Barcelonës fitoren me rezultat 5-2 në finale të Superkupës së Spanjës.
Siç ka raportuar CaughtOffside, ‘Los Blancos’ kanë vendosur që të ‘testojnë ujërat’ me një ofertë për sulmuesin Savinho.
“Real Madridi dhe PSG-ja kanë dërguar vëzhgues për ta përcjellë lojtarin në javët e fundit, gjatë ndeshjeve ndaj Leicester City dhe West Ham”.
“Është kuptuar se të dyja klubet nuk ishin zhgënjyer nga ajo që panë, me Real Madridin që pritet të bëjë një lëvizje shokuese për lojtarin këtë muaj si rezultat”, thuhej në raport.
Sidoqoftë, është sugjeruar se City e cilëson lojtarin si ‘të paprekshëm’.
Deri më tani në sezonin 2024/2025, Savinho ka arritur të shënojë një gol dhe ka tetë asistime në 26 ndeshje në të gjitha garat.
Forma e lartë që ai ka shfaqur ka bërë që Pep Guardiola ta vendos në formacionin titullar para Jack Grealish.