Real Madridi befason me zgjedhjen për trajnerin e ri, nuk është Xabi Alonso

Real Madridi raportohet se po planifikon një lëvizje shokuese për ish-trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin këtë verë. 

Pas disfatës me rezultat 3-0 ndaj Arsenalit në Londër, ka dyshime sa i përket të ardhmes afatgjatë të italianit në ‘Santiago Bernabeu’. 

Pavarësisht se kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2026, forma e dobët në Evropë dhe mungesa e konsistencës në La Liga po fillojnë të peshojnë mbi supet e klubit. 

Me vetëm shtatë ndeshje të mbetura në La Liga, Madridi është katër pikë mbrapa Barcelonës duke shtuar edhe më shumë thashethemet se një ndryshim menaxherial do të ndodhë në verë. 

Sipas një raportimi nga e përditshmja katalanase Sport, Real Madridi ka qenë duke e monitoruar nga afër disponueshmërinë e Kloppit dhe po përgatitin të bëjnë një lëvizje zyrtare për teknikun gjerman. 

Klopp dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Liverpoolit verën e kaluar para se të merrte një pozicion si shefi i operacioneve të futbollit tek Red Bulli. 

Drejtuesit e Real Madridit besojnë se karizma e tij, inovacionet që sjellë në aspektin taktiki dhe mentaliteti në ndeshjet e mëdha mund të jenë pikërisht ajo që i duhet klubit në këtë periudhë pasigurie. 

Për muaj me radhë Xabi Alonso ishte përmendur si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Carlo Ancelottin. 

Ish-mesfushori spanjoll ka krijuar një reputacion të fortë në vendlindjen e tij falë lidershipit dhe qasjes moderne ndaj lojës tek Bayer Leverkuseni. 

Megjithatë, duket se tani nuk është e sigurt se ai do të marrë drejtimin e ‘Los Blancos’, me këta të fundit që me gjasë do të nisin bisedimet me Kloppin.

Kategoritë
LajmeSport