Real Madridi është i vendosur për të siguruar transferimin e Trent Alexander-Arnold në janar dhe jo të presin për ta marrë falas në verë.
Ata patën një ofertë të parë të refuzuar nga Liverpooli më herët këtë muaj, por kjo nuk i ka zmbrapsur drejtuesit e klubit në misionin e tyre për transferimin e anglezit.
Pozita e krahut të djathtë në mbrojtje është bërë një problem për Real Madridin që prej se Dani Carvajal këputi ligamentin ACL, me Lucas Vazquez që nuk po paraqitet mirë në ndeshjet e mëdha.
Për shkak të kësaj, është vendosur që këtë javë ata do të bëjnë një ofertë të dytë në drejtim të Liverpoolit, ka raportuar Marca.
Teksa nuk ka asnjë dyshim se Real Madridi dëshiron ta sjellë Alexander-Arnold sa më shpejtë që të jetë e mundur, të arrihet një marrëveshje me Liverpoolin është tejet e vështirë, duke marrë parasysh rëndësinë që ka ai në ekip.
Si do që të jetë, një përpjekje e dytë do të bëhet dhe drejtuesit e Liverpoolit duhet të marrin një vendim – ta shesin tani, apo ta humbasin falas në verë.