Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

William Saliba vshtë duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme dhe ai sot vlerësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Sipas raporteve në Spanjë, të cituara nga Caught Offside , Real Madridi ka për qëllim të nënshkruajë me William Saliba verën e ardhshme, pasi ata kërkojnë të forcojnë opsionet e tyre mbrojtëse.

Arsenali nuk do ta lërë Salibën të shkojë aq lehtë pasi kontrata e tij është deri në vitin 2027.

Edhe nëse francezi dëshiron të largohet, Topçinjtë pritet të kërkojnë të paktën 120 milionë euro ose më shumë.

Këtu lind pengesa, pasi mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi nuk dëshiron të paguajë 100 milionë ose më shumë për francezin, edhe pse ai vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga Los Blancos.

Los Blancos nuk nënshkruan me një qendërmbrojtës të ri në verë, duke e bërë kështu jetike marrjen e dikujt për atë rol në vitin 2025.

Saliba ka evoluar në një figurë të besueshme për Arsenalin gjatë viteve të fundit, derisa ai luajti të 38 ndeshjet e ligës sezonin e kaluar dhe madje shënoi dy gola

Kategoritë
LajmeSport