Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit spanjoll, shikoni golat që përdori për të mposhtur Osasunën e shkëlqyer

Lojtarët e Real Madridit fituan Kupën e Mbretit spanjoll pas fitores ndaj Osasunës në finale me rezultat 2:1, duke arritur kështu trofeun e 20-të në këtë garë, dhe i pari pas nëntë vitesh.

Klubi Mbretëror e hap ndeshjen shkëlqyeshëm dhe kalon në avantazh 1:0 në minutën e 2-të me Rodrygo, por edhe pse pati disa raste të pastra, ashtu si Osasuna në anën tjetër, pas 45 minutave të para rrjetat ishin të qeta dhe me avantazhi minimal i Realit shkoi me pushime.

Osasuna u rikthye në minutën e 58-të kur Torro shënoi për 1:1 për shpërthimin e tifozëve të këtij klubi në stadiumin De La Cartuja të Seviljes, por festa nuk zgjati shumë sepse tashmë 12 minuta më vonë Rodrygo shënoi të dytin gol, duke i rikthyer Realit avantazhin dhe në fund do t’i sjellë fitoren dhe Kupën e Mbretit.

Për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, ky është trofeu i dhjetë që fiton me klubin në dy mandate dhe sigurisht që duhet t’i falënderojë më së shumti portierit Thibaut Courtois, i cili në fund shënoi katër pritje të shkëlqyera.

Ky është trofeu i 20-të i Kupës së Mbretit për Real Madridin, i pari që nga sezoni 2013/2014, dhe i gjashti që nga sezoni 2001/02.

Kategoritë
Sport