Real Madridi shpallet kampion i Evropës me një rikthim epik ndaj Olympiacosit

Real Madridi është shpallur kampion i Evropës në basketboll, pasi në finale ka mposhtur Olympiacosin.

Los Blancos triumfuan ndaj grekëve me rezultat të ngushtë 79-78.

Deri në sekondat e fundit të takimit, spanjollët ishin duke e humbur titullin, por Sergio Llull shënoi një dy pikësh, për t’i siguruar skuadrës titullin.

Grekët ishin tashmë të demotivuar dhe nuk ia dolën të bënin rikthim, për më shumë që ishin duke prirë deri në tre sekonda pa përfunduar ndeshja.

Më të dalluarit në fitoren e Real Madridit ishin Sergio Rodriguez me 15 pikë dhe Walter Taveres me 13 sosh.

Te Olympiacosi u dallua Aleksandar Vezenkov me 21 pikë.

Ishte një humbje që dhemb shumë për Olympiacosin, pasi dominuan në katër çerekët, ndërsa humbën për sekonda.

Kategoritë
Sport