Reali e nis me humbje Vitin e Ri në La Liga, Barcelona ka shanse të përfitojë

Real Madrid e ka nisur keq La Ligën për vitin 2023.

Los Blancos kanë zhgënjyer duke u mposhtur 2-1 në transfertë nga Villareal.

Pas një pjese të parë pa gola dhe e balancuar nga të dyja ekipet, vendasit zhbllokuan shifrat me Pino sapo filloi pjesa e dytë.

Por Benzema vendosi barazpeshën duke barazuar nga pika e bardhë.

Kur të gjithë mendonin  se Reali do ta përmbyste ndeshjen, nëndetsja e verdhë kaloi sërish në avantazh këtë herë me Moreno në  63′ me penallti, vetë m 3 minuta nga goli i Benzema.

Me humbjen e Realit mund të përfitojë Barcelona e cila nëse fiton nesër ndaj Atleticos parakalon ekipin e Ancelottit me 3 pikë më shumë.

Kategoritë
Sport