Realizohet fluturimi i parë direkt nga Izraeli në Katar

Kryeministri izraelit Yair Lapid njoftoi më 10 nëntor se qytetarët izraelitë do të mund të fluturojnë drejtpërdrejt në Katar për herë të parë për të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Sot u realizua fluturimi i parë direkt nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv të Izraelit për në Doha, kryeqytetin e Katarit.

Duke u nisur nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv, fluturimi i parë i planifikuar i TUS Airlines, që transportonte izraelitë për të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2022, u nis për në Aeroportin e Dohas.

Gjatë Kupës së Botës janë planifikuar gjashtë udhëtime vajtje-ardhje ndërmjet Tel Avivit dhe Dohas. Fluturimet do të jenë mbi hapësirën ajrore të Arabisë Saudite në vend të Iranit.

Kryeministri izraelit Yair Lapid njoftoi më 10 nëntor se qytetarët izraelitë do të mund të fluturojnë drejtpërdrejt në Katar për herë të parë për të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe se ata kanë hapur një zyrë të përkohshme diplomatike në Doha.

Zyra diplomatike do të ofrojë shërbime konsullore për qytetarët izraelitë që shkojnë në Katar për turneun.

Katari dhe Izraeli nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Kategoritë
BotaLajme