Realizohet me sukses lëshimi i silurit të parë nga anija turke pa pilot

“Për herë të parë në vendin tonë u gjuajtën silurë nga anija pa pilot. Kaluam një prag tjetër për aftësi të reja për luftë nënujore me silurin e lehtë nga MIR IDA”, tha Ismail Demir, kreu i Zyrës së Industrisë së Mbrojtjes të Türkiye-s.

Anija pa pilot MIR, e zhvilluar në kantierin detar SEFINE në kuadër të kontratës së nënshkruar ndërmjet Zyrës së Industrisë së Mbrojtjes në Presidencën e Türkiye-s dhe kompanisë ASELSAN, e cila përdoret për qëllime të luftës mbrojtëse nëndetëse (DSH), realizoi me sukses lëshimin e parë të silurit, raporton Anadolu.

Këtë informacion e ka shpërndarë në Twitterin zyrtar Ismail Demir, kreu i Zyrës së Industrisë së Mbrojtjes të Türkiye-s.

“Për herë të parë në vendin tonë u gjuajtën silurë nga anija pa pilot. Kaluam një prag tjetër për aftësi të reja për luftë nënujore me silurin e lehtë nga MIR IDA, i zhvilluar për luftë kundër nëndetëseve, me një tub silurësh të prodhimit vendor”, theksoi Demir.

Kategoritë
BotaLajme