Recep Tayyip Erdogan i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM) Mustafa Şentop tha se ka nominuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për Çmimin Nobel për Paqe.

Si arsye pse e bëri këtë, ai beson se po përpiqej t’i jepte fund agresionit rus kundër Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt.

Ai beson se presidenti i Turqisë është i vetmi që po përpiqet ta ndalë luftën dhe që mund të bisedojë me përfaqësuesit e të dyja palëve ndërluftuese.

Shentop vuri në dukje se disa deputetë të tjerë gjithashtu mbështetën emërimin e Erdoganit. Sipas tij, Erdogani duhet të marrë çmimin Nobel për Paqe nëse është një çmim i paanshëm, raporton Radio Televizioni Turk (TRT).

Kategoritë
BotaLajme