Refuzoi të shkonte në luftë, autoritetet ruse nuk tregojnë mëshirë për të riun, çfarë e pret më tej

Një rus mund të dënohet pasi refuzoi të shkonte në luftë, siç i kërkohej nga mobilizimi i pjesshëm i shpallur nga presidenti Vladimir Putin.

Kjo është çështja e parë penale, të paktën e bërë publike, e një njeriu të akuzuar për shmangie të mobilizimit në Rusi.

Rasti raportuar nga avokati i të drejtave të njeriut Pavel Chikov, bën me dije BBC.

Ai tha se një burrë 32-vjeçar në qytetin e Penzës po përballet me akuza të rënda penale për refuzimin e nënshkrimit të fletëthirrjes. Akuzat parashikojnë një dënim të mundshëm me dy vjet burg. /abcnews.al

Kategoritë
LajmeVendi