Rrjeti Sizmologjik i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në ora 00:15, të datës 01.01.2025 janë ndjerë lëkundje të tokës për shkak të tërmetit i cili ka qenë në Shqipëri.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 80 kilometra në perëndim të Shkupit, me lartësi prej 3.3 ballë të shkallës së Rihterit.
Tërmeti është ndjerë në Tetovë, Gostivar dhe në rrethinë.