Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e gazetares Francesca Massoti, të botuar në “Corriere della Sera” duke e cilësuar Shqipërinë një surprizë konstante.
Gazeta e përditshme italiane “Corriere della Sera” në një artikull për disa nga qytetet e Shqipërisë fton turistët italianë të vizitojnë që nga kryeqyteti Tirana deri te qytetet historike, parqet arkeologjike, bregdetin, liqenet dhe malet.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale shkrimin e gazetares Francesca Massoti, të botuar në “Corriere della Sera” duke e cilësuar Shqipërinë një surprizë konstante.
“Me disa prej plazheve më të bukura në Mesdhe, qytete të pasurisë botërore në UNESCO, vende arkeologjike dhe Tiranën plot jetë e në zhvillim të vazhdueshëm, Shqipëria përshkruhet si një surprizë në zbulim e sipër në artikullin e “Corriere della Sera”, gazetës së mirënjohur që kthehet në udhërrëfyesen besnike të turistëve italianë nëpër Shqipërinë turistike”, theksoi Rama.
Kryeministri Rama bëri të ditur se “në vitin 2023, italianët shënuan rekordin e 950 mijë vizitorëve në vendin tonë”.
“Shqipëria është një destinacion që ofron aktivitete të shumta në çdo stinë të vitit. Megjithatë, vera është koha më e mirë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Ka shumë vende për të shkuar dhe gjëra për të bërë në Shqipëri, pavarësisht madhësisë së saj të vogël. Jugu me plazhet, qytetet e Vlorës dhe Sarandës, parqet arkeologjike dhe qytetet historike, është ideal për ata që e duan detin dhe nuk duan të heqin dorë nga kultura. Dhërmiu, Gjipeja, Jala, Himara, Qeparoja, Borshi, Lukova dhe Pulëbardha janë vetëm disa nga plazhet mahnitëse nga Vlora në Ksamil”, shkruan Massotti në artikullin e botuar në “Corriere della Sera”.
Më tej, ai shton se adhuruesit e historisë duhet të përfshijnë në agjendën e tyre vizitat në qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës, si dhe në zonën arkeologjike të Butrintit.
“Brenda jugut, me Përmetin dhe lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosa, dhe territori deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut është ende kryesisht i paeksploruar dhe autentik”, përfundoi Massotti.