Rektori Hajrullahu thirrje studentëve që të mos dalin në protestë

Rektori i Universitetit të Prishtinës Arben Hajrullahu ka mbajtur konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit pas kërkesës së Parlamentit Studentor për afate shtesë të provimeve dhe paralajmërimeve të këtyre të fundit për protestë të martën, raporton Ekonomia Online.

“Studentëve nuk i mohohen të drejtat, statuti është i qartë. Ne e kemi obligim që të bëjmë vlerësimin e studentëve në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo është detyra jonë që të garantojmë”, ka thënë Hajrullahu.

Ai deklaroi se është i gatshëm që gjerësisht të bisedojë me studentët për çdo brengë që ata kanë, por pa shkelur, siç tha normat rregullative të Universitetit të Prishtinës.

Hajrullahu për protestën që do mbahet të martën, u bënë thirrje studentëve që të mos bien pre, sipas tij e dezinofrmatave dhe lajmeve të rreme, që ai tha se po nxisin keqkuptime të qëllimshme nga grupet e caktuara.

“Ideja ime ka qenë që konferencën e parë me media ta mbajë se si po e zhvillojmë transparencën dhe janë dyert hapur. Sot jam njoftuar se pas mbledhjes së komisionit studentët e kanë braktisur mbledhjen dhe brenda sekondash kanë njoftuar për protestë të martën. Unë e konsideroj të arsyeshme që t’iu flas  studentëve që mos të bien pre e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Këtu ka keqkuptime të qëllimshme nga grupet e caktuara. Më pak se gjashtë jashtë mund te them se çka është arritur. Se si është çështja e adresimeve për afatet shtesë. Universiteti i Prishtinës ka arritur për të kontribuar, ne kemi arritur të inaugurojmë Qendrën e Arkeogjisë. Ne as nuk do t’i mohojmë të arriturat e shumta, por as problemet që kemi, andaj jemi këtu që çdo sfidë ta zgjedhim“, tha Hajrullahu.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi