Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti në Sauk

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur në mbikalimin e Saukut.

Një nga viktimat raportohet se është një vajzë 25 vjeçare. Tre persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë TEG-ut ku një makinë që vinte nga Shkoza, ka rënë nga mbikalimi duke u përplasur me një tjetër mjet në rrugë poshtë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe për gjendjen shëndetsore të të dëmtuarve në spital, do të keni njoftim në vijim.

Kategoritë
LajmeVendi