Rënia e sistemit shëndetësor në Angli: Nuk ka barna, njerëzit vdesin duke pritur ambulancën

Është bërë thuajse e pamundur të kontaktosh me një mjek në Angli, e cila ka përjetuar krizën më të madhe shëndetësore të viteve të fundit. Ndërkohë që lajmërohet se çdo javë humbin jetën 300-500 persona nga vonesat në Urgjencë, spitalet paralajmërojnë se ‘mos vini në spital nëse gjendja juaj nuk është fatale’. Në vendin ku trajtimi është një ëndërr, ilaçet bazë të ftohjes kanë mbaruar edhe për shkak të rritjes së kërkesës gjatë dimrit. Qeveria është objektivi i shigjetave të kritikës.

Sistemi Shëndetësor Britanik, i lodhur pas luftës kundër pandemisë së koronavirusit, erdhi në pikën e kolapsit për shkak të rasteve të Strep A që rrethuan vendin dhe përshkallëzimit të sëmundjeve si gripi dhe koronavirusi, pjesërisht të lidhura me stinën e dimrit.

Në pamjet në rrjetet sociale shihet se spitalet në vend janë të stërmbushura, njerëzit presin me orë të tëra në urgjencë dhe personat që nuk qëndrojnë dot të shtrirë në tokë.

Kolegji Mbretëror i Mjekësisë Emergjente, organi i pavarur që mbikëqyr edukimin dhe standardet e shërbimit për mjekësinë urgjente, ka njoftuar se Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) ka përjetuar dimrin më të keq në historinë e tij.

 

 

Kategoritë
BotaLajme