Kursi i këmbimit euro/dollar amerikan ra në 0,9877 për herë të parë që nga tetori 2002, kurse indeksi i dollarit arriti në 110 për herë të parë që nga qershori 2002.
Euro shënoi rënien në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit kundrejt dollarit amerikan sot, ndërsa indeksi i dollarit amerikan arriti në nivelin më të lartë të 20 viteve mes shqetësimeve për mungesën e energjisë dhe rritjes së çmimeve.
Kursi i këmbimit euro/dollar amerikan ra në 0,9877 për herë të parë që nga tetori 2002, kurse indeksi i dollarit arriti në 110 për herë të parë që nga qershori 2002.
Gjigandi rus i energjisë Gazprom njoftoi të premten se tubacioni i tij kryesor Rrjedha Veriore, i cili furnizon me gaz Evropën, do të jetë i mbyllur për shkak të një problemi teknik dhe nuk mund të rifillojë me shpërndarjen e gazit deri në rregullimin e problemit.
Zyrtarët e Rezervës Federale (FED) të ShBA-së kanë theksuar se rritja e normave të interesit është e përshtatshme deri në zbutjen e ndjeshme të inflacionit.
Në korrik, FED rriti normën e saj bazë të interesit me 75 pikë bazë, ritmi më i shpejtë i shtrëngimit në katër dekada.
Banka Qendrore Evropiane vlerësohet gjithashtu se do të rrisë normat e interesit me 75 pikë bazë këtë muaj, pasi inflacioni vjetor i konsumatorit në eurozonë kërceu papritur në një nivel të ri rekord prej 9,1 për qind në gusht.