Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, kryetarja e presidencës së BeH-së nga etniteti serb, Zheljka Cvijanoviq.
Zyrtarë të lartë të entitetit serb të Bosnjë dhe Hercegovinës, Republikës Sërpska (RS), të Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe morën pjesë në një tjetër akademi ceremoniale antikushtetuese me rastin e 9 janarit, menjëherë pasi Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt përsëriti se shënimi i Ditës së Republikës Sërpska është vepër penale.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, dhe kryetarja e presidencës së BeH-së nga etniteti serb, Zheljka Cvijanoviq.
Më herët gjatë ditës, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën Christian Schmidt paralajmëroi se shënimi i 9 janarit është në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur festimin e 9 janarit si Ditën e RS-së si jokushtetuese dhe në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.
Kundër shënimit të kësaj dite janë shprehur edhe organizata ndërkombëtare.