Republikania shpërthen në lot: U lutet politikanëve të votojnë kundër projektligjit për martesat lgbt

Një politikane republikane ka shpërthyer në lot ndërsa përpiqet të inkurajojë kolegët e saj të votojnë kundër një projektligji për martesën e të njëjtit seks.

Ligjvënësit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së iu kërkua të votonin mbi Aktin e Respektimit të Martesës që do të mbronte barazinë martesore.

Ky veprim vjen disa dekada pasi Kongresi Amerikan deklaroi se martesa ishte midis një burri dhe një gruaje.

Qeveritë shtetërore dhe federale tani do të duhet të njohin martesat e të njëjtit seks dhe ato ndër racore.

Ata do të pengohen të mohojnë vlefshmërinë e një çifti të martuar në bazë të seksit, racës ose përkatësisë etnike. Votimi përfundimtar ishte 258 pro projektligjit dhe 169 kundër.

Kategoritë
BotaLajme