Reshjet bëjnë kërdinë në ishullin italian, 12 të zhdukur, mes tyre një foshnje e porsalindur

Moti i keq me reshje të forta shiu ka përfshirë gjatë natës, ishullin e Ischias në Itali.

Reshjet e shumta kanë provikuar shëmbje dheu e shkatërrim banesash e rrugësh.

Komuna më e goditur është Casamicciola, ku rreth 25-30 familje kanë mbetur pa banesë e dhjetra të tjera në të gjitha pesë komunat e zonës janë pa energji elektrike e ujë.

Zyrtarisht 12 persona rezultojnë të humbur, mes tyre një foshnje e porsalindur, pasi rreth pasdites u rikuperua trupi i pajetëi një gruaje nga Europa Lindore.

Reparti i departamentit të Mbrojtjes Civile e zjarrëfikësve ndodhen në ndihmë të banorëve të zonës e situata vazhdon të jetë tejet e vështirë. Sipas parashikimeve, reshjet e dendura do të vazhdojnë dhe gjatë ditës e mbrëmjes së sotme.

Shembja e dheut në disa zona ka mbyllur mjaft rrugë e ka marrë me vete automjete e banesa, duke i derdhur në det.

Situatën në Ischia po e ndjek me vëmendje dhe qeveria Meloni e cila me një komunikim mediatik është shprehur se Ministri për Mbrojtjen Civile e Cështjen e Deteve, Sebastiano Musumeci, po ndjek me vëmendje cka po ndodh në këtë ishull së bashku me rajonin e Campanias.

Qeveria italiane ndodhet pranë qyttarëve e falenderon grupet e punës që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave që nuk u përgjigjen apelit të familjarëve.

Kategoritë
BotaLajme