Reshjet rekord të borës kanë mbuluar ishullin verior japonez Hokkaido, duke shkaktuar anulimin e fluturimeve ajrore dhe ndërprerjen e mësimit në qindra shkolla.
Sasia e borës konsiderohet rekord në këtë ishull dhe meteorologët njoftojnë se për vetëm 12 orë ka rënë më shumë se një metër borë.
Autoritetet lokale janë të mbingarkuara me thirrje nga drejtues automjetesh, automjetet e të cilëve kanë mbetur të bllokuara në borë.
Pamjet televizive kanë treguar se si banorët përballen me borën, pastrojnë dëborën dhe ndihmojnë drejtuesit e automjeteve që kanë ngecur.
Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka pasur të lënduar apo dëme të mëdha.
Shumë rrugë janë mbyllur, ndërsa trafiku hekurudhor në zonat e prekura është pezulluar.
Pistat janë mbyllur për shkak të borës në aeroportet, ndërsa dhjetëra fluturime drejt dhe nga Hokkaido janë anuluar, si dhe mësimi në 370 shkolla.
Zyrtarët e Hokkaidos kanë bërë thirrje që banorët dhe vizitorët të mbajnë lopata dhe rroba të ngrohta në automjetet e tyre në rast se mbeten të bllokuar në borë.