Revolta e gjyqtarëve, Shtyhen 150 seanca, Haxhiu thotë se vendimi për uljen e rrogave është i drejtë

Revolta e gjyqtarëve për uljen e pagave nisi nga e enjtja.

Vendimi i tyre për të ofruar vetëm shërbime esenciale shtyu 150 seanca gjyqësore që ishin planifikuar të mbahen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pa përfshirë degët e këtij institucioni.

Këtë sjellje të gjyqtarëve e prokurorëve tha se nuk po e kupton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Për shkak të reformave që ka nisur Ministria e Drejtësisë, gjithnjë është përcjellë me probleme të ndryshme. Ne kemi nisur Vettingun, ata e kanë bojkotuar, prapë jemi takuar, sërish kanë bojkotuar”, tha Haxhiu.

Kjo insistoi që vendimi i qeverisë për të zvogëluar pagat kësaj kategorie është i drejtë.

Haxhiu gjithashtu kujtoi që personalisht për ligjin e miratuar nga qeveria e Haradinajt kishte iniciuar edhe proces gjyqësor, por siç tha, nuk u thirr kurrë nga Prokuroria Speciale.

Megjithatë, shfuqizimi i vendimit, që për Haxhiun është jo i ligjshëm, e befasoi ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili tha se financimi adekuat dhe pavarësia e institucioneve gjyqësore janë gurthemele të sistemit të sundimit të ligjit dhe kërkesa themelore të procesit integrues në BE.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi