Revolucioni në Kupën e Botës 2026, po shqyrtohen tre variante të sistemit të garave

Botërori aktual në Katar është i fundit që do të luhet sipas këtij modeli, pasi ekziston ideja për të ndryshuar tërësisht formatin e kompeticionit nga viti 2026.

Gjegjësisht, drejtori i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) për zhvillimin e futbollit, Arsene Wenger, ka treguar se janë duke u shqyrtuar tre variante të ndryshme, sipas të cilave do të luhej gara e radhës.

“Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, por ne po mendojmë se çfarë do të ishte më e mira, nëse 16 grupe me nga tre ekipe, 12 me katër ekipe, apo dy gara të veçanta me gjashtë grupe me nga katër skuadra dhe fituesit e Këto dy gara do të luanin finalen e cila do të vendoste kampionin e botës. Unë pres që vendimi përfundimtar të merret vitin e ardhshëm”, thotë Wenger.

Kujtojmë se 48 ekipe do të garojnë për herë të parë në Kupën e Botës 2026.
Kjo është arsyeja pse ekziston një ide për ta ndarë atë në dy gara të veçanta që do të luheshin në të njëjtën kohë.

Ndryshe, Botërori i ardhshëm do të luhet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, që do të jetë hera e parë që Botërori do të mbahet në tri shtete.

Kategoritë
Sport