Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Telegrafi mëson se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeministrit Kurti, dorëheqjen.

Lajmin e ka dhënë në Facebookun e tij edhe gazetari Ermal Panduri.

Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes, por Latifi ka qenë ndër ministrat më të të kritikuar për mospunë.

Ekonomia Online u ka shkruar zëdhëdhënësit të MSh-së, Faik Hoti, si dhe këshilltares së derisotme të ministrit, Lumturie Bekaj, por asnjëri prej tyre nuk kanë kthyer përgjigje.

Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi