Rikthehet Neymar pas lëndimit që pësoi vitin e kaluar

Futbollisti brazilian, Neymar Jr do t’i rikthehet fushës së blertë.

Anësori 32-vjeçar, i cili luan për klubin saudit Al-Hilal, kishte pësuar një lëndim të rëndë ku kishte këputur ligamentet.

Neymar, u shpreh i emocionuar për rikthimin duke thënë se i kishte munguar futbolli.

Për rikthimin e tij ka folur edhe babai i futbollistit:“Sot është koha që ti të rikthehesh, ne të presim ty në fushë dhe festimet e tua”, thotë babai i Neymar.

Kujtojmë se Neymar, vitin e kaluar iu bashkua gjigandëve saudit Al-Hilal nga PSG, duke iu bashkuar listës së yjeve në këtë ligë.

Kategoritë
Sport