‘Ringjallet’ njeriu që jetoi para 3200 viteve (FOTO)

Fytyra e Ramses II, i njohur si faraoni më i fuqishëm në Egjiptin e lashtë, u bë e dukshme për herë të parë në 3200 vjet me metoda shkencore.

Fytyra e faraonit të lashtë egjiptian Ramesses II është ringjallur falë imazheve të reja të detajuara të krijuara nga softueri CT që lejojnë rindërtimin e saktë të fytyrës.

Shkencëtarët nga Egjipti dhe Anglia bashkëpunuan për të zbuluar se si dukej faraoni në kohën e vdekjes së tij, duke përdorur një model 3D të kafkës për të rindërtuar fytyrën e Ramses II.

Studiuesit më pas ndryshuan procesin e plakjes, duke u kthyer pas gjysmë shekulli për të zbuluar fytyrën e Ramses II në kulmin e fuqisë së tij. Rezultati ishte ‘rindërtimi i parë shkencor i fytyrës’ i faraonit, bazuar në një tomografi të kompjuterizuar të kafkës së vërtetë.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme