Rinovimi i stadiumit të Barcelonës, Camp Nou, i besohet firmës turke Limak

Bordi i Drejtorëve të Barcelonës ratifikoi dhe njoftoi vendimin e tyre për projektin gati 1 miliard dollarë më 9 janar, ndërsa punimet do të nisin në qershor

Një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit të Türkiye-s do të marrë përgjegjësinë për rinovimin e madh të stadiumit të Barcelonës, Camp Nou, raporton Anadolu.

“Spotify Camp Nou i ri është trashëgimia që do t’ua lëmë djemve dhe vajzave tona, nipërve dhe mbesave tona tifozë të Barcelonës”, tha Joan Laporta, presidenti i klubit, pas një ceremonie nënshkrimi me firmën turke Limak Holding.

Nihat Ozdemir, presidenti i Limak-ut, tha se marrëveshja vlen shumë për ta, duke shtuar: “Kjo është një përgjegjësi shumë më e madhe sesa thjesht rinovimi i një stadiumi, sepse e ardhmja ‘Spotify Camp Nou’ nuk është e rëndësishme vetëm për FC Barcelonën dhe tifozët e saj, por edhe për qytetin e Barcelonës dhe Katalonjën”.

Përveç Laportës dhe Ozdemirit, në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori turk në Spanjë, Burak Akçapar, dhe konsullja e përgjithshme turke në Barcelonë, Selen Evcit.

Bordi i Drejtorëve të Barcelonës ratifikoi dhe njoftoi vendimin e tyre për projektin gati 1 miliard dollarë më 9 janar. Punimet do të nisin në qershor.

Limak, një nga firmat kryesorë turke të ndërtimit, ka kryer me sukses shumë projekte ndërkombëtare.

Camp Nou është stadiumi më i madh në Evropë.

Rinovimi pritet të rrisë kapacitetin e stadiumit nga 99.354 ulëse në 105.000, si dhe të sjellë përmirësime të tjera të mëdha, duke përfshirë shtimin e një çatie.

Kategoritë
BotaLajme