Riregjistrimi i targave në Kosovë, Maloku: Serbia po e përdor situatën

Analisti Albinot Maloku nga Prishtina në një intervistë për RTV ORA foli rreth proces të riregjistrimit të targave në Kosovë.

Sipas tij Serbia po e përdor situatën për çështjen e dialogut pasi nuk është e interesuar që të zgjidhë problemin.

Albinot Maloku: Çështja e targave është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Serbia po e përdor situatën për çështjen e dialogut dhe po tregon se nuk është e interesuar të zgjidhë problemin me Kosovën. Serbia nuk po kursen asnjë mënyrë e metodë për të prodhuar situata destabilizuese të karakterit politik por dhe në territorin e vendit.

A pritet të ketë shtyrje tjetër?

Albinot Maloku thotës e nuk e dëshiron një gjë të tillë por sipas tij Kosova duhet të obligohet të realizojë marrëveshjet.

Albinot Maloku: Nuk do t’ja uroja qeverisë së vendit për arsye se nuk kanë prodhuar ndonjë gjë. Kosova duhet të marrë obligimet që të realizojë marrëveshjet. Në prespektivën e Kosovës në vazhdimësi është thënë se e shikojmë si pjesë e rendit kushtetues. Arsyeja dhe presioni nga beogradi ka qenë se nëse po i pranoni targat ju po pranoni shtetësinë e saj.

A ka skenare për ripërsëritje të asaj çfarë ndodhi në veri të Kosovës?

Albinot Maloku: Për të gjitha çështjet për respektim të rendit e sigurisë në Kosovë ka kërcënime. Kjo praktikë e shfrytëzimit të serbëve lokal edhe mund të ndodhë. Qeveria e Kosovës duhet të insistoj në përmbylljen e këtij afati e vetmja lehtësi që mund t’ju bëjë është që lehtësitë financiare të jenë më të gjata por procedurat për marrjen e targave RKS të jetë brenda javës.  Nëse bëhet i pranueshëm siç është drafti Franko Gjerman do të kemi një proces të pajtimin dhe jo një konkludim që do i hapte një perspektivë të re konkludimit të raporteve.

Kategoritë
LajmeVendi