Rizvanolli: Nuk mundemi ta refuzojmë propozimin e ZRrE-së për rritjen e çmimeve të energjisë

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, ka thënë se janë rrethana të jashtëzakonshme reduktime apo rritje të tarifave, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se ndonëse Kosova është shtet i varfër, prodhuesit energjisë nuk pyesin, prandaj sipas saj duhet të paguhet me çmimin siç është në bursë.

Tutje ajo ka thënë se nuk e kanë mundësinë që ta refuzojnë rekomandimin e ZRrE-së për rritje të çmimeve

“Që nga vitit 2017 ne konsumojmë energji elektrike e deri më tani kemi importuar 40 për qind të energjisë. Ne jemi shteti më i varfër por prodhuesit nuk pyesin për këtë. Janë rrethana të jashtëzakonshme reduktime apo rritje të tarifave. Çmimi po bëhet 21 cent për KW orë. Deri në 600KW orë. 14 cent ditën 6 cent natën. Asnjëra nga to nuk është 21. Po bëhemi ndër 10 vendet me energjinë më të shtrenjtë. Kjo është shumë e qartë që ZRRE është institucion i pavarur dhe qeveria nuk e ka mundësinë të refuzojë. Kemi ofruar subvencion që zbutë çmimet e energjisë për qytetarë. Është e dhimbshme që qytetarët duhet të paguajnë shtrenjtim të energjisë. Në këtë krizë nuk jemi të vetmit çmimet janë rritur edhe në vende të rajonit”, ka thënë ajo.

Kategoritë
LajmeVendi