Roberto Mancini mund të festojë shkarkimin e tij, sauditët do ta paguajnë milionë euro edhe për tre vite të tjera

Italiani Roberto Mancini u shkarkua dje (e enjte) nga puna e trajnerit të Arabisë Saudite, të cilën e drejtoi në 14 muajt e fundit dhe ishte trajneri më i paguar në botë.

Mancini nënshkroi një kontratë katërvjeçare me vlerë 92 milionë euro me sauditët dhe sipas informacioneve të fundit mund ta festojë shumë mirë këtë shkarkim.

Gjegjësisht, mediat britanike bëjnë të ditur se Mancini do të marrë rrogë të rregullt për tre vitet e ardhshme, aq sa kanë mbetur në kontratë, pasi ka arritur një marrëveshje të tillë me ish-shefat tashmë.

Kështu, sipas mediumit The Sun, në tre vitet e ardhshme Mancini do të fitojë edhe 72 milionë euro të tjera, të cilat me siguri do të sigurojnë ekzistencën edhe të nipërve të tij.

Kjo do të thotë se Mancini do të fitojë rreth dy milionë euro në muaj, 500 mijë  euro në javë, 70 mijë euro në ditë dhe 50 euro në minutë.

Mancini i la sauditët në vendin e tretë në grupin e tyre kualifikues në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, me shanse shumë të reduktuara për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, të cilat ndoshta do t’u duhet ta kërkojnë përmes ‘play-off’-it.

Pas pengesës së fundit dhe barazimit 0-0 ndaj Bahreinit, Mancini u pa duke debatuar me tifozët e pranishëm në stadium. Veç kësaj, italiani u grind edhe me futbollistët dhe pas kësaj bashkëpunimi nuk mund të vazhdohej më

Kategoritë
LajmeSport