Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një videoje ka uruar vitin e ri dhe vuri në pah se 2025-a është viti i tij i fundit si ambasador në Gjermani.
Ai tha se Kosova e Gjermania kanë lidhje speciale dhe kjo jo për shkak vetëm të diasporës.
“Pas katër vitesh në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Kam pasur katër vite plot ngjarje. Dhe dua të shoh një 2025 shumë të mirë. Gjermania dhe Kosova ndajnë lidhje të veçanta. Dhe, e dini, nuk është vetëm diaspora, janë gjithashtu plot projekte që ne kemi bashkë si në tranzicion energjik, infrastrukturë”.
Rohde tha se edhe Kosova edhe Gjermania kanë dy ngjarje të madhe në shkurt
“Ju keni zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Prandaj, apeli im për ju është: Shkoni të votoni! Sepse është e rëndësishme që ju të kontribuoni të formësoni të ardhmen tuaj”.
2025-ta do të jetë një vit i sfidave me siguri, tha Rohde, i cili shtoi se është optimist meqë ka një ekip të ri në Bashkimin Europian.
“Ajo çfarë na duhet është më shumë ambicie, takime më të shpeshta dhe më e rëndësishmja më shumë rezultate konkrete për të sjellë implementime konkrete të dialogut”.
Një ndër urimet e Rohdes për kosovarët për këtë vit të ri ishte edhe për ajër të pastër.
“Me këto fjalë dua ta përmbyll dhe t’ju dëshiroj secilit prosperitet, shëndet e lumturi dhe gjithashtu ajër të pastër”.