Një gjeneral i lartë i Gardës Revolucionare Islamike ka deklaruar se Irani do të kryejë valën e tretë të sulmeve raketore ndaj Izraelit “në kohën e duhur”.
“Premtimi i vërtetë do të realizohet në momentin e duhur”, tha gjenerali i brigadës Ali Fadavi në një deklaratë të transmetuar nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr.
Në mes të sulmeve izraelite ndaj aleatëve iranianë Hamas dhe Hezbollah, Irani ka kryer dy herë sulme masive me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, të cilat janë penguar në masë të madhe nga mbrojtja ajrore në bashkëpunim me SHBA-në dhe aleatët rajonalë.
Izraeli është kundërpërgjigjur me dy raunde sulmesh ndaj Iranit, ku raundi i dytë shkatërroi pjesën më të madhe të sistemit të mbrojtjes ajrore të Republikës Islamike, si dhe disa objekte kyçe ushtarake, duke demonstruar aftësinë e Izraelit për të vepruar lirshëm mbi hapësirën ajrore iraniane.
Sipas njoftimeve, Izraeli pritet të fillojë negociatat për fazën e dytë të marrëveshjes për armëpushimin në Gaza, që përfshin shkëmbimin e pengjeve izraelitë të mbetur me të burgosurit palestinezë të sigurisë.
Këtë e bëri të ditur sot ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar, duke shtuar se Izraeli kërkon çmilitarizimin e plotë të enklavës.