Roma është në kërkim të trajnerit të tretë të këtij sezoni, pasi pësoi humbje 3-2 si nikoqir ndaj Bolonjës, në ndeshjen e zhvilluar dje.
Klubi italian i futbollit Roma shkarkoi trajnerin kroat Ivan Juriq pas vetëm 12 ndeshjesh në krye.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë Ivan Juriqin për punën e tij të palodhur këto javët e fundit”, tha Roma në një deklaratë, duke shtuar:
“Ai u përballua një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë, ne i jemi mirënjohës. Ne i urojmë të gjitha të mirat në të ardhmen”.
Roma tha se është në kërkim të trajnerit të tretë të këtij sezoni, pasi pësoi humbje 3-2 si nikoqir ndaj Bolonjës, në ndeshjen e zhvilluar dje.
Në shtator, 49-vjeçari Juric u angazhua nga Roma pasi klubi italian zëvendësoi Daniele De Rossin.
Juriq shënoi katër fitore, tre barazime dhe pesë humbje në 12 ndeshjet me Romën.
Roma tani është në vendin e 12-të në Serie A. Ata janë gjithashtu në vendin e 20-të në renditjen e UEFA Ligës së Evropës.