Ronaldo bëri të lumtur një vajzë të vogël në tribuna dhe gëzoi të gjithë në Arabinë Saudite (Video)

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo (37) dje u promovua në një klub të ri dhe gjatë pritjes në Arabinë Saudite, me lëvizjen e tij të parë ka gëzuar shumë në stadium.

Përkatësisht, në një moment gjatë prezantimit në stadium, Ronaldo pati mundësinë të lumturonte dikë në tribunë duke i dhënë atij një top të firmosur.
Në tribunë, ai pa një vajzë të vogël që brohoriste për të me gjithë zemër dhe vendosi menjëherë që topi t’i shkonte asaj.

Portugezi erdhi deri te tribunat e stadiumit dhe i bëri vogëlushes një dhuratë që me siguri do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.
Meqë ra fjala, tifozët mbushën stadiumin dje në promovimin e Ronaldos dhe portugezi tha se puna e tij në Evropë ka përfunduar dhe se është koha për sfida të reja.

Ai gjithashtu pati një gafë në konferencën për shtyp kur ngatërroi Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut, por pak njerëz e fajësuan atë për këtë.

Në klubin e ri padyshim që do të trajtohet si sheik, gjë që nuk është për t’u habitur pasi do të fitojë 200 milionë dollarë në vit.

Kategoritë
Sport