Ronaldo bleu një avion për 40 milionë euro dhe me të shkoi për pushime familjare në Finlandë

Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka blerë një avion për përdorim privat dhe e ka përdorur atë gjatë pushimeve familjare në Laponi.

Ronaldo, disa muaj më parë, shiti avionin Gulfstream G200 të cilin e kishte blerë në vitin 2015 për 20 milionë euro dhe së fundmi bleu modelin e ri Bombardier Global Express 6500, me të cilin udhëtoi në Finlandë me familjen e tij.

Pas pushimeve në Finlandë, ai u kthye me avionin privat në Arabinë Saudite, ku e presin sfida të reja me ekipin e tij, Al Nassr.

Avioni i ri i Ronaldos ka kapacitet për 17 pasagjerë dhe ulëse tepër të rehatshme. Ai përfshin edhe një apartament të vogël privat me kabinë dushi, ndërsa në pjesën e jashtme, pranë derës hyrëse, shfaqet një imazh i Ronaldos që feston një gol me pozën e tij karakteristike.

Ky model avioni kushton rreth 40 milionë euro, një shumë e paarritshme për shumicën e njerëzve. Por për Cristianon, i cili fiton rreth 200 milionë euro në vit në ekipin saudit, kjo është vetëm një tjetër investim në serinë e tij të luksit.

Kategoritë
Sport