Ronaldo do të debutojë në Arabinë Saudite si kapiten kundër Messit

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo do të debutojë në Arabinë Saudite më 19 janar në një ndeshje miqësore dhe në anën tjetër do të jetë rivali i tij prej kohësh Lionel Messi.

Ronaldo do të luajë të enjten, më 19 janar, kur përzgjedhja e përbërë nga lojtarët më të mirë të dy klubeve saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal, do të përballet me PSG-në e fuqishme.

Portugezi së fundmi ka nënshkruar për Al-Nassr dhe tani është konfirmuar se do të ketë nderin të mbajë shiritin e kapitenit dhe të udhëheqë përzgjedhjen e lartpërmendur ndaj parisienëve. Do të jetë një mundësi e re për një duel direkt me Messin, të cilin e kemi ndjekur prej vitesh.
PSG është në turne në Lindjen e Mesme këtë javë, duke vizituar Katarin dhe Arabinë Saudite.

Kategoritë
Sport